Arrestohet i dyshuari kryesor për shpërthimin në Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Turqia thotë se ka bërë përparim në hetimin e sulmit të përgjakshem me bombë të së dielës. Të hënën forcat turke të sigurisë arrestuan një grua të dyshuar për vendosjen e bombës që vrau gjashtë persona dhe plagosi mbi 50 të tjerë. Ankaraja akuzon militantët kurdë të Sirisë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për dhënien e urdhrit për sulmin.

 

 

Në orët e para të mëngjesit të së hënës në Stamboll, forcat turke të sigurisë arrestuan gruan e dyshuar për vendosjen e bombës në sulmin e së dielës. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, njoftoi të hënën atë që autoritetet e konsideruan si një përparim në hetimin e kësaj ngjarje.

Advertisement

 

 

Zoti Soylu tha të hënën se “personi që ishte përgjegjës për incidentin, që vendosi bombën, u ndalua nga policia e Stambollit, së bashku me 21 persona të tjerë”.

 

Advertisement

 

Arrestimet në lidhje me sulmin vazhdojnë. Deri të hënën, më shumë se 50 persona janë ndaluar nga autoritetet.

 

 

Advertisement

Një video me pamje të një gruaje duke lënë një çantë në vendin e shpërthimit e që me pas largohet, u publikua menjëherë pas sulmit.

 

 

Forcat turke të sigurisë thonë se gruaja e dyshuar për sulmin është shtetasja siriane Ahlam Albashir. Ata pretendojnë se ajo e ka pranuar se është stërvitur nga Partia Punëtore e Kurdistanit, PKK. Por përmes një deklarate të lëshuar të hënën, PKK-ja mohoi përfshirjen në këtë sulm, duke thënë se ajo nuk godet civilët.

Advertisement

 

 

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

 

Advertisement

 

PKK-ja, para më shumë se 40 vjetëve, filloi një luftë kundër shtetit turk, duke kërkuar më shumë të drejta për kurdët në vend. Grupi militant ishte i lidhur me një sulm me bombë në një ndeshje futbolli në Stamboll në vitin 2016, në të cilin u vranë më shumë se 40 njerëz.

 

 

Advertisement

Por, ministri i brendshëm turk, pretendon se sulmi i së dielës ishte plaifikuar në Kobani, një qytet sirian i kontrolluar nga YPG, një grup i armatosur i kurdëve të Sirisë, që Ankaraja thotë se është i lidhur me PKK-në. YPG ka mohuar akuzat se ka lidhje me grupin PKK. Shtetet e Bashkuara mbështesin YPG-në në luftën e saj kundër Shtetit Islamik. Ministri i brendshëm turk Soylu, duke folur në vendin ku ndodhi sulmi me bombë në Stamboll, tha se Turqia duhet të rishqyrtojë lidhjet e saj me aleatin e saj amerikan pas sulmit të së dielës.

 

 

Zoti Soylu tha se Turqia nuk i pranon ngushëllimet e Ambasadës Amerikane. Zyrtari turk tha se aleanca me një shtet që dërgon para për këto grupe, duke ushqyer zonat e terrorit në Kobani, që synojnë të dëmtojnë paqen në Turqi, sipas tij, është e debatueshme. Kjo është e hapur dhe e qartë, tha zoti Soylu.

Advertisement

 

 

Mbështetja e Uashingtonit për YPG-në dhe degën e saj politike, PYD, po i helmon marrëdhëniet me aleatin e tij turk, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Senem Aydin-Duzgit nga Universiteti Sabanci i Stambollit.

 

Advertisement

 

“Kemi aleancën amerikane me kurdët, me PYD-në, veçanërisht në veri të Sirisë. Pra, ekziston një perceptim se Amerika është në një lloj aleance me PKK-në dhe lëvizjen nacionaliste kurde. Dhe kjo në njëfarë mënyre krijon një lloj armiqësie”, thotë ai.

 

 

Advertisement

Rritja e tensioneve diplomatike mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara vjen ndërsa tregtarët pastrojnë rrënojat e dyqaneve të shkatërruar nga sulmi i së dielës me bombë.

 

 

“Ka qenë një katastrofë, siç mund ta shihni. Njerëzit po luftonin për jetën. Nuk mund të bëjmë asgjë”, thotë Lokman Kalkan, pronar i një dyqani të dëmtuar.

Advertisement

 

 

Detaje mbi të vrarët gjatë sulmit të së dielës kanë filluar të bëhen publike. Nënë e bir, babë e bijë dhe një çift i martuar, ishin në mesin e të vrarëve. Viktima më e madhe në moshë ishte 40 vjeç.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy