Zbardhet pista e re e hetimit nga ekzekutimi makabër i familjes shqiptare në Greqi: Autori tentoi të zhdukte kufomat, i dyshuari kryesor pronari i shtëpisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbardhet pista e re e hetimit nga ekzekutimi makabër i familjes shqiptare në Greqi: Autori tentoi të zhdukte kufomat, i dyshuari kryesor pronari i shtëpisë

Prokurorët grekë kanë ngritur një pistë të re hetimi një natë pas masakrës, kur një çift shqiptar dhe dy fëmijët e tyre u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes.

Armando Kloci 32-vjeç dhe Maria Kloci, 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të moshës 1 dhe 2 vjeç u gjetën të vrarë mbrëmjen e kaluar në Greqi.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, dyshimet për ngjarjen e rëndë bien mbi pronarin e banesës, i cili ia kishte lënë më qira familjes shqiptare.

Dyshohet se ai kishte debatuar me çiftin dhe i kishte kërkuar të largoheshin nga banesa ku jetonin prej dy vitesh në Andravida, Iliada, në Pyrgos të Peloponezit.

Advertisement

Autoritetet greke dyshojnë tek pronari i shtëpisë përdhese, sepse e njihte mirë banesën. Para se të ekzekutohej familja, pronari grek i shtëpisë kishte prerë energjinë elektrike.

Mediat shkruajnë se Armando Kloci 32 vjeç nga Lushnja dhe Marija Dosku 37 vjeçe nga Librazhdi, u vranë me armë zjarri, ndërkohë që në krim thuhet se është përdorur edhe një sëpatë. Vrasësi nuk kurseu as fëmijët e tyre, të cilët u gjetën të mbytur.

Të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë, djali rreth 11 vjeçar, Mihali, fëmijë i Marije Kloci Dosku nga martesa e saj e parë.

Viktimat ishin mbështjellë me batanije dhe ishin futur në një rimorkio makine kurse një nga fëmijët ishte lënë midis derës së sallonit dhe garazhit ku gjendej rimorkio.

Advertisement

Policia tha se autori pritej që t’i largonte, por mbetet e paqartë përse plani i tij është lënë në mes.

Më parë dyshohej se autori i kësaj masakre të ishte ish-bashkëshorti i 37-vjeçares, nxitur dhe nga fakti se djali që erdhi në jetë nga martesa e tyre nuk u vra. Por hetuesit kanë edhe një pistë tjetër. Autori mund të jetë edhe një person tjetër me të cilin ndoshta çifti i bashkëshortëve ka pasur mosmarrëveshje.

Të gjitha këto pista deri më tani mbeten në kuadrin e dyshimeve dhe hetimet pritet të zbardhin ngjarjen e rëndë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy