Arrestohet sërish Andrew Tate, akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore dhe sulm seksual

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet sërish Andrew Tate, akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore dhe sulm seksual

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan u arrestuan sërish në Rumani pas urdhërarresteve evropiane të lëshuara nga Mbretëria e Bashkuar, tha zëdhënësi i tij.

Tate përballet me akuza për vepra, përfshirë sulmin seksual, të kryera midis 2012 dhe 2015. Vëllezërit Tate “mohojnë me forcë të gjitha akuzat”, thuhet në deklaratë.

Policia rumune tha se urdhër-arrestet evropiane për sulme seksuale për Tate ishin lëshuar nga autoritetet britanike të hënën.

Tate akuzohet gjithashtu për trafikim të qenieve njerëzore në Britaninë e Madhe, thuhet në deklaratën e policisë rumune. Dy personat iu paraqitën prokurorit të Gjykatës së Apelit të Bukureshtit, i cili u ka caktuar masën e ndalimit për 24 orë.

Advertisement

Një zëdhënës i personazhit të mediave sociale tha se gjykata do të vendosë të martën nëse do të zbatojë urdhrin.

Sipas tij, dy vëllezërit i hedhin poshtë pa mëdyshje të gjitha akuzat dhe shprehin zhgënjimin e thellë që po bëhen sërish akuza të tilla të rënda pa prova të reja thelbësore, thuhet në deklaratë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy