Artan Hoxha: “Bajrët” i nxorrën që të lajnë hesapet, të gjithë e dinë kush ekzekuton me Zastava në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Artan Hoxha: “Bajrët” i nxorrën që të lajnë hesapet, të gjithë e dinë kush ekzekuton me Zastava në Shkodër

Gazetari investigative Artan Hoxha ka komentuar lirimin e tre anëtarëve të grupit Bajri nga burgu, Ismet Idrizin, Asmer Bilalin dhe Samet Hallunin.

Teksa ripublikon fotot e djemve me maska, ku mes tyre ka deklaruar më parë që është edhe Ibrahim Lici, Artan Hoxha shkruan se tre prej tyre, janë pikërisht tre anëtarët që sot fituan praktikisht lirinë, duke u shfryrë akuzat që rëndonin mbi ta.

Sipas Hoxhës, ky lirim është bërë nga paaftësai e Prokurorisë për të zbuluar ekzekutorët e vëllezërve Bilali, Brahim dhe Astrit, të cilët u vranë nëm uajin mars të vitit 2019, dhe se tashmë të dy grupet do t’i lajnë hesapet me njëri-tjetrin.

Reagimi

Advertisement

Kur ligji nuk jep DREJTESI, atë e bën plumbi…Disa dite me parë, prokuroria e Shkodres, dorëzoi për gjykim, dosjen e ekzekutimit të dy vëllezërve Brahim dhe Astrit Bilali, te vrare ne pragun e baneses se tyre, me 30 mars 2019.

Por dosja, u dorezua qartesisht, pa emra ekzekutoresh…..edhe pse gjithe Shkodra e di, se kush e ideoi masakren, me objektiv shfarosjen e gjithe burrave të nje fisi, kush e organizoi krimin, per cfare motivi u be vrasja e dyfishte, kush e terhoqi kembezen e Zastaves, madje dhe se kush ekzekuton me Zastava automatike neper Shkoder.

Sot, gjykata e Shkodres, vendosi me ne fund, te “ballancoje” forcat ne terren. Liroi nga burgu nja tre djem te arrestuar gjate operacionit te shtatorit 2018, nga reparti special RENEA, qe goditi lagjen Dobrac te Shkodres, me synimin per te asgjesuar grupin Bajri.

Pas ketij operacioni policor me vetem nje drejtim, u ekzekutuan ne atentate mafioze dhe 5 qytetare te pafajshem te Shkodres, sigurisht per kompensim, nga krahu rival. Me paaftësinë e prokurorisë, për të zbuluar vrasjet e vellezerve Bilali, gjykata duket sikur vendosi qe palet ta zgjidhin vetë çështjen, duke i lene te lire te qerojne hesapet, me njeri-tjetrin.

Advertisement

Qe nga sot ne mesdite, 3 nga 5 personat qe ndodhen ne keto foto, duke pozuar me maska dhe Kallashnikove, perfshire dhe nje Zastava automatike, gjenden te lire rrugeve te Shkodres.

Sigurisht, ata jane duke kerkuar njeri-tjetrin per te vendosur drejtesine, me gryken e armeve, drejtesi te cilen ua mohoi DREJTESIA…Dhe kur te dale ajo profecia e kryeministrit, “kokat hengshin”, mos me thoni pse i cilesoj nja 3-4 qytete, me te rrezikshem se te tjeret, ne nje vend qe eshte bere i rrezikshem, gjithandej.

Ishallah, zoti, larte ne qiell, eshte vigjilent dhe nuk lejon qe bashke me “drejtesine” e plumbave, nuk iken hazret dhe ndonje shkodran i pafajshem qe eshte duke pire kafe ne rruge te madhe…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy