“Kreut të grekëve në Jug të Shqipërisë i kërkohet mendim për Kosovën”, Artan Hoxha për Vangjel Dulen: Është si të pyesësh atë kryemyftiun që u martua me një vajzë 50 vite më të re!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kreut të grekëve në Jug të Shqipërisë i kërkohet mendim për Kosovën”, Artan Hoxha për Vangjel Dulen: Është si të pyesësh atë kryemyftiun që u martua me një vajzë 50 vite më të re!

Gazetari Artan Hoxha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar një pyetje që iu bë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Real Story’, kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Sipas Hoxhës të pyesësh Vangjel Dulen për një mendim për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë dhe fatin e Vetëvendosjes është njëlloj sikur të pyesësh kreun e Listës Serbe në veri të Kosovës, se çfarë mendimi ka ai për zgjidhjen e çështjes çame.

Jo vetëm kaq, por Hoxha e krahason edhe me rastin e kryemyftiut të Maqedonisë së Veriut që u martua me një vajzë 50 vite më të re se ai.

“Vangjel Dules, kreut te grekerve ne Jug te Shqiperise, i kerkohet live, nje mendim per zgjidhjen e krizes politike ne Kosove dhe fatin e Vetvendosjes…????????????

Advertisement

Eshte njelloj sikur te pyetesh kreun e Listes Serbe ne Veri te Kosoves, Goran Rakiç, se cfare mendimi ka ai, per zgjidhjen e ceshtjes çame…????????????

Pyeteni mor pyeteni, por eshte pak a shume, si te pyesesh ate kryemyftiun e Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi, që u martua me një vajzë 50 vite më të re se ai, se cfare mendimi ka per Kryepeshkopin Australian Philip Ëilson, qe mbronte prifterinjte pedofil????????????”, shkruan Hoxha krahas fotos së Dules.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy