AstraZeneca testohet te fëmijët/ Provat klinike pritet të nisin në fund të muajit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
AstraZeneca testohet te fëmijët/ Provat klinike pritet të nisin në fund të muajit

Tashmë edhe fëmijët do të bëhen pjesë e studimeve mbi efektshmërinë e vaksinës kundër COVID-19. Në fund të këtij muaji, rreth 300 vullnetarë do të nisin testimet klinike për të parë se si vaksina e Universitetit të Oxford-it dhe kompanisë astrazeneca, funksionon tek moshat nën 18 vjeç.

 

Endrju Polard, profesor i infeksionit dhe imunitetit pediatrik, njëherësh kryeinspektor i provave klinike të vaksinës së Oxford-it ka theksuar se shumica e fëmijëve nuk preken nga COVID-19 dhe ka pak gjasa, që ata që preken, të kenë sëmundje të rëndë.

 

Advertisement

Por sipas tij, është e rëndësishme të kuptohet siguria dhe përgjigja imunitare nga vaksina tek fëmijët dhe adoleshentët. Vaksina e astrazenecas po përdoret në britani dhe vendet e bashkimit europian, së bashku me vaksinat e Pfizer/BioNTech.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy