AstraZeneca: “Vaksina jonë, 100% efektive. Na sulmojnë sepse jemi të lirë ”.

Pinterest LinkedIn Tumblr +
AstraZeneca: “Vaksina jonë, 100% efektive. Na sulmojnë sepse jemi të lirë ”.

Përfaqësues të kompanisë AstraZeneca e cila është një nga disa industritë që po prodhon vaksina anti-Covid, ka reaguar pas lajmeve të shpërndara në media të ndryshme europiane dhe jo vetëm se shumë qytetare në France dhe Gjermani refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca.

 

“Nuk ka asnjë lloj problemi për variantin anglez, – sqaroi Piero Di Lorenzo, president dhe CEO i Irbm Pomezia, kompani italiane që prodhon vaksinat për llogari të AstraZeneca ne kete vend.

 

Advertisement

“Vaksina AstraZeneca është efektive per mutacionin anglez, si dhe në llojin origjinal. Vaksina është 100% efektive në sëmundjen e rëndë, që do të thotë se kushdo që merr infeksionin 100% nuk ​​do të shkojë në spital. Efektet e vetme anësore janë një dhimbje në shpatull ose pak ndjenjë e lodhjes pas marrjes së vaksinës ”.

 

Di Lorenzo, ka edhe një shpjegim për të gjithë ata që e akuzojnë AstraZenecen se ka dal jashtë pritshmërive duke vonuar dozat e vaksinave.

 

Advertisement

“Kjo histori po bëhet e padurueshme. Unë u përpoqa ta bëj të qartë se kur flasim për prodhimin e vaksinave nuk po flasim për prodhimin e sapunit, vaksina presupozon një kulturë qelizore. Kur mbillet gruri, dikush pret që kuintalet totale të grurit të dalin nga ajo mbjellje. Ky tërbim mbi vaksinën Astrazeneca nuk është i justifikuar.

 

Ai madje ka edhe një dyshim se përse po hidhet balte mnbiu AstraZenecen.

 

Advertisement

“Unë dyshoj se kjo vaksinë është e bezdisshme sepse është shumë e lirë. Vaksina shitet për 2 euro dhe 80 cent. Kam përshtypjen se gjithçka po përdoret për të hapur garën dhe për të fituar shumë ”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy