Athina këmbëngul për Belerin/ Ministri i Jashtëm Gerapetritis: Shqipëria po dëmton veten

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Athina zyrtare paralajmëron se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë rrezikojnë të përkeqësohen nëse shkarkohet kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

 

Në deklaratën e radhës për televizionin publik, ERT, ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, theksoi se situata e krijuar në Himarë nuk është në dobi të fqinjit, Shqipëri.

 

Advertisement

GIORGOS GERAPETRITIS

 

MINISTER I JASHTEM, GREQI  

 

Advertisement

Me mënyrën sesi po veprojnë autoritetet shqiptare duket se Shqipëria po qëllon këmbët e veta.

 

Thuajse prej tre muajsh Fredi Beleri është në burg dhe i arrestuar nën akuzën e korrupsionit zgjedhor. Që prej arrestimit të tij dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Greqia vazhdon të ndërmarrë veprime për lirimin e Fredi Belerit për t’i mundësuar betimin si kryebashkiak i Himarës.

 

Advertisement

Athina zyrtare e konsideron të paligjshëm arrestimin e kandidatit të opozitës të propozuar nga PBDNJ e Vangjel Dules. Sipas Giorgos Gerapetritis, anëtarësimi i Shqipërisë, një vendi kandidat për në Bashkimin Evropian nuk mund të vazhdojë kur shteti i së drejtës dhe prezumimi i pafajësisë shkelen.

 

Për çështjen “Beleri” shefi i diplomacisë greke pati një bisedë telefonike me homologen Olta Xhaçka ku kjo e fundit pati të njëjtin qëndrim, fjala e fundit i takon drejtësisë. Fati politik i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës tanimë është në derë të gjykatës. Deri në një vendim të formës së prerë, himarjotët do të vazhdojnë të drejtohen nga Jorgo Goro, socialisti që vendoret e majit i humbi me një diference të vogël prej 19 votash.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy