Athina “kërcënon”: Nëse s’lirohet Beleri, do të bllokojmë financat e BE për Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Athina “kërcënon”: Nëse s’lirohet Beleri, do të bllokojmë financat e BE për Shqipërinë

Një “kërcënim” ka ardhur nga Athina zyrtare për Shqipërinë, sa i takon lirimit të Fredi Belerit.

 

Ministri grek i Punës, Andonis Georgiadis ka paralajmëruar se Greqia do të bllokojë çdo financim europian për Shqipërinë nëse Fredi Beleri nuk lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës.

 

Advertisement

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një interviste për teevizionin grek ERT.

 

“Nëse zgjedhjet përsëriten ose betohet një tjetër kryetar bashkie, për Greqinë do të jetë faktor i keq në marrëdhëniet me Shqipërinë për një periudhë të pacaktuar. Shqipëria do ta paguajë shumë shtrenjtë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve”, u shpreh Georgiadis.

 

Advertisement

Ministri grek bëri thirrje që Shqipëria të rishikojë qëndrimin e saj, teksa vlerësoi se mungesa e ftesës për Kryeministrin Rama në konferencën informale në Athinë për Ballkanin Perëndimor, është një mesazh i qartë.

 

“Vendimi i Kyriakos Mitsotakis për të ftuar gjithë të tjerët përveç Ramës mendoj se tregon që çështja e Fredi Belerit nuk po kalon pa pengesa në Qeverinë Greke. Ata që menduan se Kyriakos Mitsotakis do të ishte i butë në këtë çështje, e kishin gabim. Mesazhi për Shqipërinë sot është i qartë. Nëse vazhdojnë të pengojnë betimin e kryetarit të ri të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, do të duhet ta harrojnë kursin e tyre europian dhe paratë nga Europa”, theksoi ministri grek Georgiadis.

 

Advertisement

Sot dhe nesër në Athinë mbahet konferenca informale për Ballkanin Perëndimor. Kryeministrit Rama nuk i është dërguar ftesë nga Mitsotakis, por në vend të tij është ftuar Presidenti Bajram Begaj. Ky i fundit nuk do të shkojë, siç tha ai, për shkak të takimeve të planifikuara më parë në axhendën e tij.

 

Ndërkohë që Fredi Beleri ka dalë para trupës gjykuese të GJKKO dhe pritet të jepet vendimi për të, nëse do të fitojë lirinë për të kryer betimin, apo do të vijojë të qëndrojë në qeli, duke rrezikuar humbjen e postit të kryebashkiakut që e fitoi në 14 maj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy