Athina “ndizet” për universitetet, parlamenti lejon hapjen e shkollave të larta private, në rrugë përleshje me policinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Parlamenti grek miratoi projektligjin që lejon hapjen dhe funskionimin e universiteteve private me 159 vota pro dhe 129 kundër.

Miratimi u bë pas mesnate, pas një seance maratonë dhe debati të gjerë mbi këtë çështje.

Të fundit që votuan pro ishin tre ligjvënës grekë të cilët edhe kur të tjerët kishin votuar, studiuan projektiligjin disafaqësh për disa orë me rradhë.

Diskutimet në parlament u paraprinë nga protesta të studentëve që kundërshtonin hapjen e universiteteve private në Greqi.

Advertisement

Rreth 18000 protestues marshuan përparam parlamentit. Një grup prej tyre qëlluan dhe hodhën molotov ndaj forcave të rendit të cilët u përgjigjën me gazlotsjellës.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur 7 efektivë policie dhe 9 studentë.

Ligji i ri do t’i bëjë diplomat nga institucionet private të barazvlefshme me ato të universiteteve publike.

Gjithashtu univeristete nga jashtë vendit do të lejohen të hapin degët e tyre në Greqi duke përdorur një status jofitimprurës, pavarësisht tarifave të shkollimit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy