Austria e lodhur nga BE, marrëveshje me Izraelin për vaksinat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Austria e lodhur nga BE, marrëveshje me Izraelin për vaksinat

Austria shkëputet nga BE-ja, për vaksinat anti-Covid.

Kancelari Sebastian Kurz e njoftoi një gjë të tillë, duke shpjeguar se Austria, Danimarka dhe e disa vende të tjera nuk do të mbështeten më tek BE.

Vjena zyrtare bëri të ditur se së bashku me Izraelin, do të prodhojnë doza të vaksinave të gjeneratës së dytë për mutacione të mëtejshme”, raporton Vizion Plus.

Nga ana tjetër edhe në Itali, po shtohen edhe më shumë zërat që ky vend duhet të vazhdojë të negocioje me vaksina të tjera “ jo të pëlqyeshme nga BE”, sic është rasti i vaksinës ruse Sputnik apo i asaj kineze.

Advertisement

Lideri i “Lega Nord” Matteo Salvini këmbëgul se Italia nuk mund të jetë peng i Brukselit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy