Avioni i rrëzuar/ Nxirren 10 trupat e pajetë, autoritetet ruse konfirmojnë vdekjen e Prigozhin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avioni i rrëzuar/ Nxirren 10 trupat e pajetë, autoritetet ruse konfirmojnë vdekjen e Prigozhin

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë ka konfirmuar vdekjen e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin, në listën e bërë publike të udhëtarëve në bordin e avionit të rrëzuar”. Emri i Prigozhin renditet së bashku me gjashtë pasagjerë të tjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Mes viktimave është edhe Dmitry Utkin, bashkëthemeluesi i Wagner.

 

Trupat e të 10 personave që udhëtonin në bordin e planit të rrëzuar janë nxjerrë nga vendi dhe operacioni i kërkimit ka përfunduar, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Advertisement

Gjithashtu, një kanal Telegram që besohet të jetë i lidhur me Yevgeny Prigozhin ka thënë se lideri i Wagner ka vdekur.

Udhëheqësi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë këtë të mërkurë.

 

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte dhe iniciatori i kryengritjes ndaj qeverisë së presidentit rus, Vladimir Putin. Pas dështimit për rrëzimin e këtij të fundit, Prigozhin u zhvendos në Bjellorusi. Putin deklaroi se e ka falur Pirgozhin për atë që iu referua si tradhti kombëtare.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy