
Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, besohet se ishte ne bordin e nje avioni qe u rrezua pasditen e kesaj te merkure ne periferi te Moskes.
Dhjetë persona mendohet se kane vdekur nga rrezimi i avionit privat në veri të kryeqytetit rus, konkretisht ne rajonin Tver.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se në mesin e pasagjerëve besohet të jetë edhe shefi i Ëagner, Yevgeny Prigozhin.
Shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
Ky i fundit drejtonte grupin e madh te mercenareve “Vagner” te cilet kane qene te perfshire ne luften e Rusise kunder Ukraines.
Mirepo pak muaj me pare mercenaret u rebeluan duke krijuar kaos me Moske.
Vetem negociimi i presidentit bjellorus beri qe Prigozhin te terhiqej bashke me mercenaret e tij duke u larguar pikerisht ne Bjellorusi.
Pavaresisht se ne publik Putin e amnistoi Prigozhinin, mediat dhe analistet nderkombetare nenvizuan se kreu i Kremlinit nuk e kishte falur kurre rebelimin e madh te Prigozhin ne zemer te Rusise,.