Azerbajxhani padit Armeninë për luftën në Nagorno Karabak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Azerbajxhani ka paditur Armeninë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR). Akuzat kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë okupimit gati 30-vjeçar të rajonit Nagorno Karabak.

Padia ka të bëjë edhe me konfliktin e armatosur 44-ditor në fund të vitit të kaluar midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Një anëtar i Parlamentit të Azerbajxhanit, Kamal Cafarov, tha më 8 shkurt se Jerevani është akuzuar edhe për mos ndërmarrjen e masave në zbulimin e rreth 3.800 shtetasve të Azerbajxhanit që u zhdukën gjatë një lufte në vitet e 1990.

Azerbajxhani në padinë ndaj Armenisë ka ngritur edhe çështjen e përdorimit të raketave balistike dhe municioneve tjera të rënda gjatë bombardimeve në fund të vitit të kaluar në qytetet dhe fshatrat e Azerbajxhanit.

Advertisement

Bazuar në pretendimet e azaerbajxhanasve, nga këto bombardime kanë vdekur 93 civilë, përfshirë 12 fëmijë dhe 28 gra, ndërsa 423 civilë janë plagosur si dhe ka pasur dëme të mëdha materiale.

Nagorno Karabaku i përket Azerbajxhanit, por territori i tij dhe shtatë rajonet përreth, që nga fillimi i viteve 90-ta, deri në fillim të nëntorit u kontrolluan nga forcat etnike armene.

Të dyja palët janë përleshur vazhdimisht, por në shtator, Azerbajxhani filloi një ofensivë ushtarake që rezultoi me marrjen nën kontroll të rajoneve përreth dhe disa pjesëve të vetë Nagorno Karabakut.

Palët ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor. Marrëveshja parashihte edhe vendosjen e 2.000 forcave paqeruajtëse ruse në zonën e konfliktit.

Advertisement

Armenia nuk e ka komentuar zyrtarisht padinë e Azerbajxhanit./ REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy