Basha reagon ndaj premtimit të Ramës për rindërtimin e teatrit: Je burracak, ordiner, hajdur dhe lakuriq. Do të fshehësh vjedhjen pas ëndrrës së artistëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha reagon ndaj premtimit të Ramës për rindërtimin e teatrit: Je burracak, ordiner, hajdur dhe lakuriq. Do të fshehësh vjedhjen pas ëndrrës së artistëve

Kryeministri Edi Rama zbuloi sot planin e qeverisë për ta rindërtuar Teatrin e vjetër sipas projektit origjinal.

Sikurse tha shefi i ekzekutivit, godina do të jetë në funksion të fëmijëve si qendër kulturore.

Por këtë plan duket se nuk e ka pritur mirë kreu i Partisë Demokratike, i cili e ka kauzë të tijë rindërtimin e Teatrit siç ishte.

Përmes Twitter, Lulzim Basha shkruan:

Advertisement

Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës. Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.

Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e mbijetesës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.

Si burracak, Rama tani përpiqet tia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy