BBC: Kur dhe si do të përfundojë lufta?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BBC: Kur dhe si do të përfundojë lufta?

Nga Lyse Doucet, BBC

Sa herë ka bisedime mes negociatorëve rusë dhe ukrainas, ose mes ministrave të jashtëm të vendeve- ose ka ndonjë përpjekje tjetër për të gjetur një rrudëdalje të negociuar nga kjo krizë, ukrainasit shpresojnë kundër shpresës se ata mund të shohin një fije drite në këto kohëra të errëta.

E megjithatë nuk ka kurrë ndonjë përparim.

Njerëzit këtu në Kiev guxojnë të shpresojnë se qyteti do të kursehet- si mundet presidenti Putin të urdhërojë forcat e tij të hyjnë në një qytet që është kaq i shenjtë për rusët dhe ukrainasit?

Advertisement

Por në të gjithë Ukrainën këto shpresa janë goditur rëndë kur zonat e banuara në qytete të tjera janë sulmuar.

Pra, jo, nuk e dimë se si do të përfundojë. Shpresojmë të përfundojë më shpejt se sa vonë.

Ka kaq shumë skenarë- por për momentin është vetëm një lojë pritjeje dhe hamendësimesh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy