BBC: Kurdët, trafikantët e vërtetë; shqiptarët shfrytëzohen nga bandat kriminale, janë ndërmjetësues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BBC: Kurdët, trafikantët e vërtetë; shqiptarët shfrytëzohen nga bandat kriminale, janë ndërmjetësues

Në mesin e debatit që ka përfshirë Britaninë e Madhe për klandestinët, gjigandi mediatik BBC bëri një hulumtim, duke nisur nga brigjet franceze nga ku nisen varkat me emigrantë, mes tyre edhe shumë të rinj shqiptarë.

 

Sipas BBC, bandat shqiptare të drogës përdorin kampet e migrantëve në veri të Francës si baza rekrutuese. Ato ofrojnë të paguajnë kalimin e personave që janë të gatshëm të punojnë në industritë e drogës në Britaninë e Madhe.

BBC i referohet zyrtarëve të policisë britanike dhe të emigracionit në të dy anët e Kanalit, të cilët shprehen të shqetësuar për rolin e ndërmjetësve shqiptarë për kalimin e La Manshit.

Advertisement

 

BBC ka vijuar hulumtimet thellë edhe në Shqipëri, teksa shkruan se qytete të tëra në vendin tonë kanë mbetur thuajse bosh dhe se shumë të rinj joshen drejt një jete më të mirë në Britani.

 

Por, BBC nënvizon se nga dëshmitë e marra nga informacionet e zyrtarëve francezë, shqiptarët janë thjeshtë ndërmjetësues ose viktima të trafikimit dhe se trafikantët e vërtet janë kurdët.

Advertisement

 

Sipas zyrtarëve francez, kurdët drejtojnë aktualisht 80% të operacioneve me varka të vogla në kanalin e La Manshit.

 

Dy ditë më parë sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, akuzoi shqiptarët për krime dhe drogë. Por, deklaratave të saj iu përgjigj kryeministri Rama, i cili tha se shqiptarët nuk janë faktor problematik, por problem është dështimi i politikave britanike të emigracionit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy