BDI-ja e do kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BDI-ja e do kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

BDI-ja e do kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mendon se në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha që kryeministri i vendit të jetë shqiptar.

Lideri i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim i bëri një përmbledhje periudhës 18 vjeçare të funksionimit të BDI-së si subjekt politik, ku nga kjo parti përmenden anëtarësimi në NATO, negociatat me BE-në, zbatimi i plotë i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, Universitetet në Gjuhën Shqipe, parimin e konsensualitetit në vendimmarrje e të ngjashme.

Nga BDI-ja pretendojnë se akoma nuk është përmbyllur misioni i tyre. Siç thonë ashtu sikurse shqiptarët drejtuan Parlamentin, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, Avokatin e Shtetit dhe të Popullit, Gjykatat Supreme dhe Kushtetuese, ka ardhur koha për diçka të madhe – se ka ardhur koha për kryeministër shqiptar.

Advertisement

“Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim para 18 viteve, Bashkë u përballuam me çdo sfidë dhe i besuam njëri tjetrit, Bashkë i përcaktuam dhe I realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkarisht edhe qëllimin tonë të rradhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkarisht për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!!!”, tha Ahmeti.

Në këtë letër publike është përmendur edhe përçarja e votës shqiptare. Në veçanti përmendet takimi I liderëve politik tek Presidenti Pendarovski.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy