BE arrin marrëveshje për ndalimin e përdorimit të plastikës në ambalazhimet e restoranteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE arrin marrëveshje për ndalimin e përdorimit të plastikës në ambalazhimet e restoranteve

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për ndalimin deri në vitin 2030 të ambalazheve plastike të ushqimit dhe kontejnerëve njëpërdorimësh në industrinë e hotelierisë.

Paketimi prej letre ose kartoni do të vazhdojë të lejohet.

Deputetët ranë dakord për tekstin kyç të “Paktit të Gjelbër”, i cili përcakton synimin për uljen e vëllimit të mbetjeve nga të gjitha llojet e ambalazheve në BE me pesë për qind në krahasim me 2018 deri në 2030, pastaj me 10 për qind deri në 2035 dhe me 15 për qind deri në vitin 2040

Gjithashtu, është e ndaluar shtimi i substancave polifluoroalkil (PFAS), të cilat janë “ndotës të përjetshëm” të dëmshëm në ambalazhet e ushqimeve. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy