BE: Është koha për marrëveshje/ Presidentja e KE-së kërkon që palët të pranojnë planin franko-gjerman 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE: Është koha për marrëveshje/ Presidentja e KE-së kërkon që palët të pranojnë planin franko-gjerman 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen  ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i një rëndësie vendimtare për stabilitetin e rajonit.

 

“Tani është mundësia për të dyja palët që ta shfrytëzojnë momentin. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është primar ose  vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.”

 

Advertisement

Sipas  Von der  Leyen plani franko-gjerman  eshte nje baze e mire per arritjen e nje marrveshjeje mes dy vendeve.

 

Propozimi eshte  tashmë në tryezë dhe ka nje urdhërrëfyes  se si të arrijmë atje. Kështu që unë shpresoj shumë që të dyja palët të jenë shumë konstruktive në të ardhmen në bisedime”

 

Advertisement

Ndërkohë, derguari i BE-se per dialogun  Miroslav Lajcak , nga beogradi ku ndodhet për një vizitë zyrtare, nënvizoi se nuk do te kete marrveshje pa u nenshkruar në fillim asociacioni i komunave me shumicë serbe.

 

Ndërsa  kryeministri i Kosovës Albin Kurti eshte shprehur optmist se do te arrihet nje dakortësi mes dy vendeve.

 

Advertisement

“Plani i zbatimit duhet të diskutohet në Ohër, e mbase jo vetëm në Ohër. Unë jam optimist, mirëpo tash se a do të ketë sukses a nuk do të ketë sukses, ju e dini shumë mirë që nuk varet vetëm prej meje. Unë kam, ofruar që edhe në 27 shkurt ta nënshkruajmë marrëveshjen. Nëse ka pasur mossukses asnjëherë nuk ka qenë për fajin tim sepse unë kam qenë i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ”.

 

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçic do të takohen me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, më 18 mars në Ohër, ku pritet që palët të bien dakort për zbatimin e marrëveshjes së propozuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy