BE-ja mund të heqë dorë nga importi i gazit rus deri në vitin 2025

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE-ja mund të heqë dorë nga importi i gazit rus deri në vitin 2025

Katër organizata mjedisore në Evropë thonë se Bashkimi Evropian mund të heqë dorë nga importi i gazit rus deri në vitin 2025, duke i krijuar mundësi bllokut të shkëpusë vartësinë për një periudhë afat-mesme nga një prej burimeve kryesore të energjisë, që është vënë në pikëpyetje, pas luftës në Ukrainë.

Në një raport të botuar sot, organizatat “Ember”, “E3G”, “Projekti i Ndihmës Rregullatore” dhe “Bellona”, thonë se shtimi i prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, ulja e kërkesës për gas dhe zgjerimi i rrjetit elektrik mund të zëvendësojnë dy-të-tretat e nevojave për gazin rus brenda tre vjetësh.

Pjesa tjetër, mund të zëvendësohet përmes infrastrukturës ekzistuese të gazit, pa patur nevojë për të ndërtuar terminale importimi të gazit të lëngshëm që shumë vende janë duke shqyrtuar, thuhet në raportin e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy