“Moska mund të heqë dorë nga marrëveshja e armëve bërthamore me SHBA-të”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Moska mund të heqë dorë nga marrëveshja e armëve bërthamore me SHBA-të”

Moska mund t’i përgjigjet sanksioneve perëndimore duke hequr dorë nga marrëveshja e fundit e armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me vendet perëndimore dhe duke ngrirë asetet e tyre.

Ky paralajmërim u bë nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Ai si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i kryesuar nga presidenti, Vladimir Putin, paralajmëroi gjithashtu se, Moska mund të rivendosë dënimin me vdekje pasi Rusia u hoq nga grupi më i lartë i të drejtave të Evropës – një deklaratë rrëqethëse që tronditi aktivistët e të drejtave të njeriut në një vend që nuk ka pasur dënim me vdekje për një çerek shekulli.

Washingtoni dhe aleatët e tij thonë se sanksione edhe më të ashpra janë të mundshme, duke përfshirë përjashtimin e Rusisë nga SWIFT, sistemi dominues për transaksionet financiare globale.

Advertisement

Në komentet sarkastike të postuara në një platformë sociale ruse, Medvedev hodhi poshtë sanksionet si një shfaqje e “pafuqisë politike” perëndimore që vetëm do të konsolidojë udhëheqjen ruse dhe do të nxisë ndjenjat antiperëndimore.

“Ne jemi duke u dëbuar nga kudo, ndëshkuar dhe kërcënuar, por ne nuk ndihemi të frikësuar”, tha ai, duke u tallur me sanksionet e vendosura nga SHBA-të dhe aleatët.

Medvedev ishte president i vendit në 2008-2012, kur Putin-it iu desh të kalonte në postin e kryeministrit për shkak të kufizimeve të mandatit.

Më pas ai e la Putinin të rimerrte presidencën dhe shërbeu si kryeministër i tij për tetë vjet

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy