Bejruti në gjendje lufte/ Mbi 300 mijë njerëz të mbetur pa shtëpi, tre spitale të shkatërruara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bejruti në gjendje lufte/ Mbi 300 mijë njerëz të mbetur pa shtëpi, tre spitale të shkatërruara

Shpërthimi i fuqishëm i ndodhur në Bejrut të Libanit la të pastrehë më shumë se 300 mijë njerëz. Alarmin e dha Guvernatori i Bejrutit, Marëan Abboud.

“Mbi 300 mijë njerëz mbetën pa shtëpi pas shpërthimeve. Unë shkova rreth qytetit, gati gjysma e shtëpive janë shkatërruar ose dëmtuar. Dëmet mund të kapin vlerën mbi 3 miliardë dollarë.”

Nga ana tjetër, sipas “Al Jazeera”, tre spitale janë rrënuar nga shpërthimi. Dy të tjerë raportohen të kenë marrë dëmtime të rënda.

Advertisement

Bejruti është në një urgjencë shëndetësore pasi numri i viktimave rritet orë pas ore.

Franca do t’i shkojë në ndihmë Bejrutit duke dërguar disa ton pajisje mjekësore. Edhe mjekët e urgjencës do të mbërrijnë sa më parë në Bejrut.

Advertisement

Bejruti në gjendje lufte/ Mbi 300 mijë njerëz të mbetur pa shtëpi, tre spitale të shkatërruara shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy