“Tronditet” Spanja/ Konfirmohen 9 mijë të infektuar, dyfishohen të shtruarit në spitale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tronditet” Spanja/ Konfirmohen 9 mijë të infektuar, dyfishohen të shtruarit në spitale

Rikthehet frika e koronavirusit në Spanjë. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore konfirmuan 8.960 të infektuar, duke sjellë një tronditje, teksa shtohen fjalët se po vjen një valë e dytë shkatërruese për vendin. Gjithsej, Spanja ka 534.513 të prekur nga COVID-19 dhe thuajse 30 mijë të vdekur.

Madridi vazhdon të raportojë numrin më të madh të rasteve. Gjithashtu, tronditës ishte lajmi se të shtruarit në spitale janë dyfishuar brenda tri javëve. Më 20 gusht, në spitalet në Madrid ishin të shtruar gati 9.4% e pacientëve. Kurse të martën kjo shifër u rrit në 19%.

Advertisement

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Antonio Zapatero e përshkroi situatën në spitale si nën kontroll, por shtoi se “kjo nuk do të thotë që ne jemi të qetë”.

“Tronditet” Spanja/ Konfirmohen 9 mijë të infektuar, dyfishohen të shtruarit në spitale shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy