Bejruti në kaos nga protestat/ Liderët botërorë videokonferencë për të ndihmuar Libanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bejruti në kaos nga protestat/ Liderët botërorë videokonferencë për të ndihmuar Libanin

Ndersa Libani eshte perfshire nga protestat e dhunshme kundër qeverisë, liderët botërorë janë bërë bashkë në një video konferencë që synon të mbledhë fonde, për të ndihmuar Bejrutin pas shpërthimit tronditës të 4 gushtit.

Vlerësimet paraprake të dëmeve arrijnë në 15 miliardë dollarë.

Advertisement

Protestuesit rrethuan institucionet qeveritare dhe u përleshën me forcat e policisë të cilët hodhën gaz lotsjellës dhe përdorën plumba gome për të shpërndarë turmen.

Një polic humbi jetën dhe qindra njerëz të tjerë u plagosën. Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe bënë thirrje që të dënohen të gjithë përgjegjësit e shpërthimit në Bejrut, që la pas afro 160 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Advertisement

Në mesin e këtyre zhvillimeve, kryeministri i Libanit Hassan Diab ka thënë se zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin është mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme.

Bejruti në kaos nga protestat/ Liderët botërorë videokonferencë për të ndihmuar Libanin shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy