Ben Wallace jep dorëheqjen nga posti i sekretarit britanik të Mbrojtjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ben Wallace jep dorëheqjen nga posti i sekretarit britanik të Mbrojtjes

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga ky post. Ai luajti një rol kyç në mbështetjen e Ukrainës kundër pushtimit rus dhe së fundmi kishte paralajmëruar se dëshironte të largohej nga posti i tij.

 

Wallace, 5 vjeç, kishte deklaruar gjatë verës synimin e tij për t’u tërhequr nga jeta politike pas nëntë vitesh në qeveri, duke përfshirë katër vite në Ministrin e Mbrojtjes.

 

Advertisement

“Unë u zgjodha deputet në vitin 2005 dhe pas gjithë këtyre viteve është koha për të investuar në aspekte të jetës sime që i kam lënë pas dore dhe për të eksploruar mundësi të reja”, shkruan ai në letrën e dorëheqjes së tij të lëshuar nga zyra e kryeministrit Rishi Shunak.

 

Pritet që kabineti qeveritar shumë shpejt të zyrtarizojë pasardhësin e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy