
Imigrantët e ligjshëm tashmë mund të aplikojnë sërish për lejet e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi presidenti Jo Biden ka zhbllokuar urdhrin për kartën jeshile.
Kreu i shtëpisë së bardhë ka deklaruar se mbyllja e dyerve për imigrantët e ligjshëm nuk është në interes të shteteve të bashkuara.
Advertisement
Ai ka kundërshtuar pretendimet e ish presidentit Trump, se imigrantët mund të dëmtojnë tregun e punës, duke thënë se urdhrat u kanë pamundësuar familjeve që të bashkohen, si dhe kanë dëmtuar bizneset amerikane.