Lajmi mirë për emigrantët, shtyhet aplikimi për leje qëndrimi në Itali, ja data e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lajmi mirë për emigrantët, shtyhet aplikimi për leje qëndrimi në Itali, ja data e re

Lajmi mirë për emigrantët, shtyhet aplikimi për leje qëndrimi në Itali, ja data e re

Autoritetet italiane kanë shtyrë afatin kohor të mbylljes së procesit të pajisjes me leje të rregullt qëndrimi për emigrantët ilegalë në Itali. Në mbledhjen e fundit të Këshilllit të Ministrave, qeveria Conte mori vendimin e shtyrjes së afatit kohor të këtij procesi nga data 15 korrik 2020 në 15 gusht 2020.

Me propozim të Ministres së Bujqësisë,Teresa Bellanova, qeveria italiane aprovoi më 19 maj 2020 dekretligjin për të punësuar me kontratë të rregullt pune dhjetëra mijëra emigrantë ilegalë në disa sektorë të ekonomisë që kanë nevojë urgjente për krah pune.

Kjo e drejtë u jepet rreth 600 mijë emigrantëve të parregullt që jetojnë në Itali e që plotësojnë kushtet e kërkuara nga ky dekretligj.

Advertisement

Mund të kërkojnë këtë të drejtë të gjithë emigrantët ilegalë që janë identifikuar nga autoritetet italiane para datës 8 mars 2020 apo dhe ata që mund të dokumentojnë qëndrimin e tyre në Itali para kësaj date. Ata duhet të prezantojë një kontratë pune nga një punëdhënës, i cili i duhet t’i derdhë shtetit një kontribut prej 400 euro.

Gjithashtu mund të kërkojnë leje të rregullt qëndrimi dhe ata emigrantë me një leje të skaduar duke iu dhënë mundësinë për t’u punësuar. E në këtë rast emigranti që prezanton kërkesën duhet të derdhë për shtetin një kontribut prej 160 euro.

Leja e qëndrimit do të jetë me një kohëzgjatje 6 muaj me mundësi rinovimi. Sektorët ku është e lejueshme të punësohen janë në bujqësi, blegtori, peshkim, asistencë për persona me aftësi të kufizueshme e punësim shtëpiak.

Nuk do të kenë të drejtë marrjen e lejes së rregullt të qëndrimit emigrantët e dënuar për vepra të ndryshme penale nga drejtësia italiane. Pak orë më parë Ministria e Brendshme italiane ka prezantuar raportin e parë mbi ecurinë e këtij procesi./Ora News

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy