Lajm i mirë për emigrantët, bllokohet përpjekja e Trumpit kundër emigracionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lajm i mirë për emigrantët, bllokohet përpjekja e Trumpit kundër emigracionit

Lajm i mirë për emigrantët, bllokohet përpjekja e Trumpit kundër emigracionit

Mjaft emigrantë në SHBA po festojnë vendimin e Gjykatës së Lartë të vendit që bllokoi përpjekjen e presidentit, Donald Trump për t`i dhënë fund programit i cili i mbron të ardhurit pa dokumente, që kanë hyrë në Amerikë kur ishin minorenë.

Një prej përfituesve të këtij programi, Martín Batalla Vidal, e quajti këtë një “ ditë që shënon një fitore historike për të rinjtë emigrantë të cilët u vunë në krye të luftës për respekt e dinjitet për të gjitha komunitetet..”

Ai shtoi se për pothuajse tre vjet kanë jetuar me një paqartësi dhe pasiguri të jashtëzakonshme, dhe tani, mund të marrin frymë lirisht. Në vendimin e gjykatës për rreth 650,000 imigrantë të rinj – të njohur si ‘Ëndërrimtarët’ – thuhet se ata mund të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në SHBA pa pasur frikë nga deportimi. Megjithatë, në vendimin e Gjykatës Supreme, këtyre të rinjve nuk iu garantohet se do të mund të përfitojnë shtetësinë amerikane.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy