Biden: Evakuimi i amerikanëve dhe afganëve do të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden: Evakuimi i amerikanëve dhe afganëve do të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm

Presidenti amerikan Joe Biden ka premtuar angazhimin e tij për të nxjerrë qytetarët amerikanë dhe aleateve nga rreziku në Afganistanin e kontrolluar nga talebanët.

Por presidenti tha se mund të ketë shumë gjera të cilat  mund të shkojnë keq duke përfshirë mundësinë e sulmeve të mundshme .

Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se ai kishte udhëzuar Departamentin Amerikan të Shtetit të kontaktonte me amerikanët e bllokuar në Afganistan dhe se Uashingtoni e ka një plan për t’i zhvendosur ata në aeroport.

“Ne po zbatojmë një plan për të lëvizur grupet e këtyre amerikanëve në siguri dhe për t’i transferuar ato në mënyrë të sigurt dhe efektive në kompleksin e aeroportit. Për arsye sigurie, nuk do të hyj në detaje, “tha ai.

Advertisement

Biden foli edhe për skenat kaotike në aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai të kontrolluar nga SHBA, ku  foshnjat dhe fëmijët janë kaluar sipër gardheve  me tela për tjua dhënë ushtarëve amerikanë.

Ai pranoi se këto skena janë të tmerrshme. Por ndërsa ai theksoi se evakuimi i mijëra njerëzve nga Kabuli do të jetë i vështirë dhe i dhimbshëm ai deklaroi se kjo është pjesë e kostos.

Ndërkohë mbi situatën në Afganistan ka reaguar edhe nënkryetarja amerikane Kamala Harris ku ajo tha se përparësia aktuale e SHBA mbetet evakuimi i amerikanëve dhe afganëve. Kamala tha se do të ketë “mjaftueshëm  kohë” më vonë për të analizuar të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në Afganistan.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy