Biden këmbëngul: “Putini është një diktator”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Joe Biden nuk heq dore nga akuzat e tij te forta ndaj Putin, per te cilin ai kembengul se eshte nje dktator.

“Një diktator i vendosur për të rindërtuar një perandori nuk do ta fshijë kurrë dashurinë e një populli për lirinë. Brutaliteti nuk do të shkatërrojë kurrë vullnetin për të qenë i lirë. Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë.”

Kështu shkruan në Twitter presidenti amerikan Joe Biden. 

Tweet-i i presidentit amerikan vjen vetëm disa orë pas konferencës për shtyp në të cilën Biden e bëri të qartë se komentet e tij për liderin e Kremlinit janë “personale”.

 

“Askush nuk e beson se unë po flisja për rrëzimin e Putinit. Gjëja e fundit që dua është që të përfshihem në luftë tokësore me Rusinë”, u shpreh me heret Biden ne konferencen per shtyp.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy