Biden: Njohja e qeverisë së talebanëve është shumë larg                                                                                          

Pinterest LinkedIn Tumblr +
 Biden: Njohja e qeverisë së talebanëve është shumë larg                                                                                          

SHBA nuk do ta njohë qeverinë e re të Afganistanit. “Kjo është shumë larg. Faleminderit”, deklaroi Joe Biden në lidhje me situatën në Afganistan.

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të ndodhë me fatin e afganëve të cilët janë të bllokuar atje, Biden zgjodhi të heshte duke mos dhënë asnjë koment.

Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden po përballet me kritika në rritje mes raporteve se disa qindra njerëz, përfshirë amerikanët, janë ndaluar për një javë të fluturojnë nga një aeroport në Afganistanin verior.

Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga Afganistani në një nga operacionet më të mëdha ajrore në histori, megjithëse zyrtarët amerikanë pranuan se kishin lënë pas disa qindra amerikanë, së bashku me shumë qytetarë  afganë që kanë punuar për SHBA-në .

Advertisement

Administrata e Bidenit është zotuar vazhdimisht se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ata që duan të largohen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy