Biden, urdhri për vaksinim të detyrueshëm po jep rezultate

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden, urdhri për vaksinim të detyrueshëm po jep rezultate

Pothuajse një muaj pasi njoftoi një plan gjithëpërfshirës për ta bërë vaksinimin kundër Covid-19 të detyrueshëm për miliona amerikanë, Presidenti amerikan Joe Biden shkoi të enjten në Çikago për të diskutuar përparimin e këtyre masave.

Në komentet e bëra në firmën e ndërtimit “Clayco”, zoti Biden tha se urdhri për ta bërë detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 po jep rezultate dhe se miliona amerikanë janë vaksinuar që nga njoftimi i tij.

“Ne e dimë se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’i dhënë fund pandemisë përveç vaksinimit të shumicës dërrmuese të amerikanëve. Ne ende nuk e kemi arritur këtë qëllim. Ne duhet ta mposhtim këtë gjë (pandeminë)”, tha ai.

Presidenti tha gjithashtu se masat për vaksinim të detyrueshme kundër Covid-19 janë pozitive për ekonominë dhe kanë mbështetje të gjerë publike.

Advertisement

Në fund të komenteve të tij, Presidenti Biden u bëri thirrje më shumë kompanive që të zbatojnë masën për vaksinim të detyrueshëm.

Një sondazhi i organizatës Quinnipiac, i publikuar në fillim të kësaj jave, tregon se mbështejta e publikut për trajtimin e pandemisë së Covid-19 nga Presidenti Biden është në nivelin 48%. 50% e të anketuarve mendojnë se Presidenti Biden nuk ka bërë një punë të mirë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Muajin e kaluar, Presidenti Biden njoftoi planin për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për kompanitë me 100 ose më shumë punonjës. Ata që nuk vaksinohen do të duhet t’i nënshtrohen testimeve javore. Masa mund të prekë më shumë se 100 milionë punëtorë.

Pavarësisht rritjes së numrit të amerikanëve të vaksinuar, numri i vdekjeve nga Covid-19 në vitin 2021 ka tejkaluar atë të vitit 2020. Mbi 700,000 amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi deri më tani.

Advertisement

Çikago është selia e kompanisë “United Airlines”, e cila u bë një nga kompanitë e para ajrore që zbatoi urdhrin e Presidentit Biden, duke e bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për 67 mijë punonjësit e saj në Shtetet e Bashkuara. Edhe kompani të tjera ajorore, si “American Airlines”, “Southwest Airlines”, “JetBlue” dhe “Alaska Airlines” tani kanë filluar ta zbatojnë këtë masë.

Plani i Presidentit Biden për vaksinimin e detyrueshëm përfshinë të gjithë punonjësit federalë, kontraktorët që bëjnë biznes me qeverinë dhe punëtorët në çdo spital që pranon pagesa nga programet qeveritare të sigurimeve shëndetësore, “Medicare” dhe “Medicaid”./ VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy