Urdhri i Biden: Vaksinim me detyrim për punonjësit e qeverisë dhe firmat e mëdha private

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Urdhri i Biden: Vaksinim me detyrim për punonjësit e qeverisë dhe firmat e mëdha private

Presidenti amerikan, Joe Biden ka sulmuar sërish të pavaksinuarit, duke thënë se pandemia e tyre nuk mund të tolerohet. Përmes urdhrave ekzekutivë, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka nënshkruar detyrimin për imunizim për punonjësit e qeverisë dhe kompanitë e mëdha.

 

“Kjo nuk ka të bëjë me lirinë, ose zgjedhjen personale, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe atyre përreth jush. Mesazhi im për amerikanët e pavaksinuar është: Çfarë prisni më shumë, ccfarë ju duhet të shihni më shumë, kemi qënë të duruar por kjo ka një fund dhe refuzimi juaj po na kushton shumë, ju lutem bëni gjënë e duhur”, tha Biden.

 

Advertisement

Presidenti Biden urdhëroi Departamentin Amerikan të Punës që të kërkojë nga të gjitha bizneset private me 100 ose më shumë punëtorë të urdhërojnë vaksinimin ose të kërkojnë dëshmi të një testi negativ të koronavirusit të paktën një herë në javë. Urdhri do të prekë rreth 100 milionë punëtorë.

 

Plani shkaktoi reagim të menjëhershëm midis republikanëve, të cilët argumentuan se qeveria nuk duhet të ndikojë në vendimet shëndetësore të individëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy