Bie rivaliteti mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bie rivaliteti mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një histori të gjatë rivaliteti në rajon mirëpo së fundi po lëvizin drejt një bashkëpunimi më të ngushtë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha pas një takimi me një zyrtar të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe se, të dyja vendet kanë bërë përparim në përmirësimin e raporteve që mund të rezultojë me investime të mëdha në Turqi.

Në periudhën e fundit, Ankaraja ka ndërmarrë veprime për të lehtësuar tensionet me disa fuqi arabe mbi konfliktin në Libi, mosmarrëveshjet e brendshme të Gjirit dhe pretendimet ndaj ujërave të Mesdheut Lindor.

Erdogan mbajti bisedime në Ankara me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shejh Tahnoun bin Zayed Al Nahyan.

Advertisement

“Ne diskutuam për investimet dhe fushat ku mund të ndodhin ato”, tha Erdogan në një intervistë televizive.

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pasur rivalitet kryesisht për të ushtruar ndikimin në rajon. Këta vende mbështetën palë të ndryshme në konfliktin e Libisë.

Zyrtari i Emirateve e përshkroi takimin e së mërkurës si “historik dhe pozitiv”.

“Vënia në prioritet e zhvillimit dhe përparimit janë shtysë e politikës tonë të jashtme dhe të brendshme”, shkroi ai në rrjetin social Twitter.

Advertisement

Vitin e kaluar, Turqia i pati akuzuar Emiratet e Bashkuara Arabe për krijimin e kaosit në Lindjen e Mesme përmes ndërhyrjeve në Libi dhe Jemen, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende të tjera arabe patën kritikuan veprimet ushtarake të Turqisë.

Turqia ka mbështetur Qeverinë e Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara.

Aktualisht në Libi janë dy qeveri, një e njohur nga OKB-ja që e ka selinë në Tripoli dhe administrata tjetër e udhëhequr nga komandati i Forcave Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar me seli në Tobruk. Emiratet e Bashkuara Arabe e mbështesin Haftarin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy