Bilanci zyrtar/ 114 viktima nga tërmeti në Izmir, vogëlushja e gjallë pas 91 orësh nën rrënoja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bilanci zyrtar/ 114 viktima nga tërmeti në Izmir, vogëlushja e gjallë pas 91 orësh nën rrënoja

Shtabi i emergjencave në qytetin turk të Izmirit i ka dhënë fund kërkimeve nën rrënojat që la pas tërmeti shkatërrimtar i datës 30 tetor.

 

114 persona humbën jetën ndërsa 107 të tjerë u nxorrën të gjallë nga rrënojat.

 

Advertisement

Vogëlushja katër vjecare Ajda Gezgin ishte mes atyre që ia dolën mrekullisht.

 

Ajo u gjet në atë që quhet trekëndëshi i jetës, pas 91 orësh nën rrënoja.

 

Advertisement

Më shumë se një mijë persona mbetën të plagosur por vetëm 200 prej tyre vijojnë të trajtohen në spitale.

 

Të pastrehët janë vendosur në cadra të përkohëshme ndërsa ndërtimi i banesave të reja sipas autoriteteve pritet të përfundojë brenda një viti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy