Blendi Fevziu: Teatri do harrohet tani, po të shohim godinat e tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blendi Fevziu: Teatri do harrohet tani, po të shohim godinat e tjera

Blendi Fevziu folir për A2 për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Gazetari sqaron se sipas tij ngjarja ndahet në dy pjesë. “Pjesën proceduriale, nuk e njoh aq mirë. Por për sa i përket pjesës kulturore, në mendimin tim godina nuk përmbushte kushtet për Teatër Kombëtar, por kjo nuk do të thotë që godina duhej shembur”.

Sipas tij, “sot nuk u shemb Teatri Kombëtar, sot u prish ajo godinë, që është godinë me vlerë. E lindur në vitet ‘38-40 të shekullit të kaluar, e ndërtuar si rreth kulturor “Skenderbeg”, me teatër, kinema, restorante dhe pishinë, pra qendër kulturore e rëndësishme për kryeqytetin.

Pra godina mund të restaurohej dhe të shndërrohej në muze ose diçka të tjerë, si pjesë e kompleksit monumental.

Advertisement

Sipas Fevziut, “ka ardhur kohë që të bëjmë një listë të monumenteve të rëndësishme që mos të mbeten në dëshirën e individit. Nuk duhet të mbetemi në kuadrin e debatit, vlerat historike duhet të mbrohen”.

Ky për Fevziun është shqetësim primar. “Ka zona të kalasë të Tiranës dhe të rrugës së Kavajës që janë po aq të rrezikuara, vetëm një javë më parë u prish një ndërtesë e tillë, që nuk ishte më në listën e objekteve të mbrojtura”.

Gazetari nuk mendon që për godinën duhet të vendosnin vetëm aktorët, por i gjithë qyteti, sepse “aktorët mund të debatojnë për institucionin, për të kërkuar një teatër të mirë, ambiente komode ”.

Për sa i përket debatit politik, ai është skeptik. “Debati politik do të vazhdojë, dhe do të harrohet Teatri duke u përqendruar diku tjetër por godina nuk kthehet më. Po e politizuam çështjen harrohet godina dhe merren palët me njëra-tjetrën”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy