Blinken: Ofertë “jashtëzakonisht bujare” nga Izraeli për Hamasin, mund t’i japë fund konfliktit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blinken: Ofertë “jashtëzakonisht bujare” nga Izraeli për Hamasin, mund t’i japë fund konfliktit

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken shprehu sot shpresën se Hamasi do të pranojë një ofertë “jashtëzakonisht bujare” për t’i dhënë fund ofensivës izraelite në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.

“Hamasi ka para vetes një ofertë jashtëzakonisht, jashtëzakonisht bujare nga Izraeli ,” tha Blinken në Riad, gjatë Forumit Ekonomik Botëror.

“Ata duhet të marrin një vendim dhe duhet ta marrin shpejt ” dhe “Shpresoj që ata të marrin vendimin e duhur,” tha ai, duke iu referuar udhëheqësve të Hamasit.

Përveç kësaj, Blinken përsëriti, në prag të udhëtimit të tij në Izrael, kundërshtimin e vendit të tij ndaj një sulmi izraelit në qytetin e mbipopulluar Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Advertisement

“Ne duhet të shohim ende një plan që na lejon të besojmë se civilët mund të mbrohen në mënyrë efektive,” tha Blinken gjatë një takimi në Forumin Ekonomik Botëror në Riad.

Sekretari amerikan i Shtetit vlerësoi gjithashtu se diplomacia pengoi përhapjen e luftës Izrael-Hamas përtej Rripit të Gazës.

“Ne ishim shumë afër një përshkallëzimi ose një zgjatje të konfliktit dhe besoj se falë përpjekjeve tona, ne ishim në gjendje ta parandalonim atë ,” tha Blinken.

Lidhur me normalizimin e marrëdhënieve Izrael-Arabia Saudite, Anthony Blinken tha se pakti i sigurisë mes vendit të tij dhe Riadit për këtë normalizim është pothuajse i përfunduar.

Advertisement

“Puna që Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë së bashku sipas marrëveshjeve të tyre është, besoj, në pikën e përfundimit,” tha ai.

Blinken filloi në Riad vizitën e tij të shtatë në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori, kur Hamasi nisi një sulm të përgjakshëm ndaj Izraelit që çoi në luftë kundër lëvizjes islamike palestineze në Rripin e Gazës, duke nxitur presionin publik në rritje për një armëpushim.

Është gjithashtu udhëtimi i parë i Blinken në rajon që nga sulmi me dron dhe raketa i Iranit në mes të prillit në Izrael.

“Ky sulm e ka bërë të qartë kërcënimin akut dhe në rritje të paraqitur nga Irani, por edhe imperativin për të punuar së bashku për një mbrojtje gjithëpërfshirëse,” u tha Blinken homologëve të tij të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, të cilët po takohen në Riad./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy