VIDEO/ 3 milionë euro, kjo është rezidenca madhështore e Loredanës në Zvicër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ 3 milionë euro, kjo është rezidenca madhështore e Loredanës në Zvicër

Reperja e njohur, Loredana Zefi, jeton prej vitesh mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Sukseset e saj jashtë Shqipërisë nuk kanë patur të ndalur në këto vite.

Nuk kanë qenë të paktat rastet kur reperja është shpallur si më e dëgjuara në shtetin gjerman.

E bashkë me suksesin, vijnë edhe përfitimet ekonomike. Për të cilat publiku ka veçanërisht shumë kuriozitet. Sipas të dhënave jozyrtare të ardhurat e Loredanës janë 879 mijë dollarë në 2024. Është një parashikim i përafërt dhe mund të ndryshojë në intervalin midis 868,2 mijë dollarë – 999,9 mijë dollarë.

Pasuria e saj ka qenë një temë shumë e diskutuar jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por sidomos në Zvicër. Ndonëse shifrat e sakta nuk bëhen publike, ajo ka korrur pasuri të konsiderueshme përmes karrierës së saj të suksesshme muzikore. Me hite të shumta në krye të top-listave, koncerte të shumta, bashkëpunime me brande të ndryshme dhe një bazë të dedikuar fansash, të ardhurat e Loredanës përfshijnë shitje këngësh, honorare nga transmetimi, të ardhura nga koncertet dhe partneritete fitimprurëse. Për më tepër, ajo ka hyrë në botën e biznesit duke duke bashkëpunuar me marka të ndryshme.

Advertisement

Së fundmi, në Internet është publikuar një video e rezidencës së saj me vlerë 3 milionë euro që ndodhet në qytetin piktoresk Emmen në Zvicër. Sikurse thuhet në video, ajo mishëron stilin modern të jetesës së reperes e cila jeton aty bashkë me vajzën e saj, Hana.

@immobilienderstars Dies ist Loredanas Haus Im Wert Von Über 3 Millionen Euro! #immobilien #loredana ♬ Epic Music(863502) – Draganov89

Veçoria e kësaj shtëpie është padyshim arkitektura bashkëkohore që përzihet në mënyrë harmonike me mjedisin. Dritaret e mëdha dhe hapësirat e hapura ofrojnë pamje mahnitëse të peizazhit përreth dhe krijojnë një atmosferë të ndritshme dhe tërheqëse.

Brenda rezidencës është studioja private ku Loredana shkruan tekstet e saj dhe krijon muzikë. Gjithashtu, prona ka një kopsht të madh përrallor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy