10 grabitës hyjnë në shtëpinë e Loredanës, vjedhin sende me vlerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
10 grabitës hyjnë në shtëpinë e Loredanës, vjedhin sende me vlerë

Persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e reperes shqiptare, Loredana, duke marrë prej atje sende me vlerë. Grabitësit kanë vjedhur para, si dhe një send shumë personal për të.

 

Ajo ka shpërndarë në “Instagram” një video të hajdutëve që hynë brenda në oborrin e shtëpisë, ndërsa iu bëri thirrje ndjekësve që nëse kanë informacion, ta kontaktojnë.

 

Advertisement

Loredana ka treguar se në momentin që hajdutët kanë hyrë brenda, ata kanë qenë në shtëpi.

 

“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi…”, shkruan Loredana.

 

Advertisement

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy