“BLM” nominohen për Nobel/ Lëvizja e dhunshme në SHBA do vlerësohet për paqen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“BLM” nominohen për Nobel/ Lëvizja e dhunshme në SHBA do vlerësohet për paqen

Listës së nominimeve për çmimin Nobel për paqen këtë vit, i shtohet edhe lëvizja “Black Lives Matter” për ndikimin që pati në ngritjen e vetëdijes mbi racizmin në të gjithë botën. Kështu argumenton në arsyetimin e tij, deputeti norvegjez, Petter Eide edhe pse protestat u shoqëruan me skena të shëmtuara dhune dhe plaçkitje të bizneseve, sidomos pas vrasjes së Xhorxh Flojd, më 25 maj të vitit 2020.

 

61-vjeçari Eide, i cili më parë ka nominuar aktivistë të të drejtave të njeriut nga Rusia dhe Kina u shpreh se vlerëson faktin që lëvizja ka mundur të mobilizojë njerëz nga të gjitha grupet e shoqërisë.

 

Advertisement

PETTER EIDE

POLITIKAN NORVEGJEZ

“Ajo ka qenë një lëvizje e gjerë dhe e ndryshme nga të mëparshmet. Dhënia e çmimit për paqe, Black Lives Matter, si forca më e fortë globale kundër padrejtësisë racore, do të dërgojë një mesazh të fuqishëm se paqja themelohet mbi barazinë, solidaritetin dhe të drejtat e njeriut dhe se të gjitha vendet duhet t’i respektojnë ato parime themelore”.

Nga Portland në Minneapolis në Kenosha, Uashington DC dhe Nju York u regjistruan përplasje të dhunshme me autoritetet ndërsa grupe kriminelësh përfituan nga trazirat për të plaçkitur dyqanet dhe për të djegur bizneset e ndërtesat.

Advertisement

 

Black Lives Matter u themelua në vitin 2013, në përgjigje të shfajësimit të vrasësit të Trayvon Martin, George Zimmerman.

 

Vitin e kaluar u renditën 318 nominime dhe çmimi u fitua nga Programi Botëror i Ushqimit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy