Protesta të dhunshme në SHBA/ Mbështetësit e Trump në rrugë, përplasen me grupet e majta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mijëra mbështetës të presidentit të shteteve të bashkuara, Donald Trump, dolën në rrugët e uashingtonit për të  protestuar ndaj rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

 

Gjatë oreve te vona protesta degjeneroi në përleshje midis anëtarëve të një grupi të krahut të djathtë dhe atyre te majtë.

 

Advertisement

Policia perdori gazlotsjellës për të shpërndarë turmën ndersa sipas autoriteteve katër persona u plagosen me thikë .

 

Ndërkohë protesten permës një postimi në rrjetet sociale e ka mbeshtetur edhe presidenti Trump.

 

Advertisement

“Wow! Mijëra njerëz po grumbullohen në Uashington për  të Nndaluar vjedhjen.  Nuk e dija këtë, por unë do t’i shoh!”

 

Përleshje midis dy grupeve u raportuan gjithashtu në Kaliforni. Gjykata Supreme hodhi poshtë padine për te mos njohur fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në katër shtete.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy