Bombardimi i Harkivit/ Zelensky: Krim lufte, rusët qëlluan mbi civilët me qëllim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bombardimi i Harkivit/ Zelensky: Krim lufte, rusët qëlluan mbi civilët me qëllim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se bombardimi i Harkivit ku humben jetën dhjetëra persona, është krim lufte.

 

Në disa komente të bëra pas sulmeve të fundit në Harkiv, Zelensky ka thënë se dëshmitarët kanë treguar që edhe civilët janë shënjestruar.

 

Advertisement

“Ishte qartë një krim lufte. Qytet paqësor. Zona banimi paqësore. Nuk ka objekte ushtarake. Dhjetëra të dhëna të dëshmitarëve okularë dëshmojnë se ishte një shkatërrim i qëllimshëm i njerëzve. Rusët e dinin se ku po qëllonin”, tha ai.

 

Nëntë njerëz, përfshirë tre fëmijë janë vrarë të hënën pasi bombat ruse kanë shënjestruar ndërtesa të banimit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy