Breshëri sulmesh ruse në Ukrainë gjatë natës, dëmtohen termocentralet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Breshëri sulmesh ruse në Ukrainë gjatë natës, dëmtohen termocentralet

Rusia lëshoi ​​16 raketa dhe 11 dronë kundër Ukrainës gjatë natës, njoftuan sot në mëngjes Forcat Ajrore të Ukrainës.

Në një deklaratë në platformën Telegram, Forca Ajrore tha se arriti të rrëzonte nëntë nga dronët dhe nëntë nga raketat.

Për më shumë se një javë, Rusia ka rritur ndjeshëm sulmet ajrore kundër objekteve energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke i bërë ukrainasit të frikësohen për një rikthim të ndërprerjes së energjisë elktrike.

Kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë, DTEK, njoftoi dje, të shtunën, se pesë nga gjashtë termocentralet e saj ishin dëmtuar ose shkatërruar dhe se 80% e kapacitetit të saj të prodhimit të energjisë kishte humbur, ndërsa riparimet mund të zgjasin deri në 18 muaj./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy