Britania arreston 5 persona për “veprimtari armiqësore” në dobi të Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania arreston 5 persona për “veprimtari armiqësore” në dobi të Rusisë

Policia në Britani njoftoi sot se pesë persona, përfshirë një shtetas britanik, janë akuzuar për aktivitet të duyshuar armiqësor në dobi të Rusisë.

Dylan Earle, 20 vjeç, u shfaq sot në një gjykatë në Londër dhe akuzohet për aktivitete që mund të jenë në dobi të Rusisë, sipas të dhënave të Gjykatës.

Earle akuzohet gjithashtu për zjarrvënie në një ndërtesë tregtare në Londër.

Dy burra të tjerë, Paul English, 60 vjeç dhe Neil Kojo Menas, 21 vjeç, u akuzuan gjithashtu për zjarrvënie.

Advertisement

Zyra e prokurorit tha në një deklaratë se akuzat për zjarrvënie kanë të bëjnë me “një sulm në pronat tregtare të lidhura me Ukrainën në mars 2024”.

Dy të pandehur të tjerë u paraqitën sot në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster të Londrës.

Jake Reeves, 22 vjeç, akuzohet për pranim të përfitimeve materiale nga një agjenci e huaj e inteligjencës, si dhe për zjarrvënie.

Dmitriys Pavlauskas, 22 vjeç, akuzohet se nuk i ka dhënë policisë informacione për akte terroriste.

Advertisement

Të pestë do të paraqiten në gjykatën penale më 10 maj./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy