Britania e Madhe arrin marrëveshjen me BE/ Johnson: Nga 1 janari jemi të pavarur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania e Madhe arrin marrëveshjen me BE/ Johnson: Nga 1 janari jemi të pavarur

Vetëm pak ditë nga finalizimi i Brexit, Britania e Madhe arriti marrëveshjen tregtare me Bashkimin Evropian duke i vënë fund debateve mbi të drejtat e peshkimit dhe rregullat e ardhshme të biznesit.

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në një konferencë për shtypë e cilësoi këtë arritje si te drejtë dhe të ekuilibruar.

 

Advertisement

“Kjo ishte një rrugë e gjatë, por ne arritëm një marrëveshje të mirë. Është një marrëveshje e ekuilibruar ndërsa ishte e domosdoshme për të bërë për të dy palët. Ajo do të vendosë baza të forta për një fillim të ri me një mik afatgjatë. Dhe kjo do të thotë që ne më në fund mund ta lëmë Brexitin prapa nesh, dhe Evropa po vazhdon të lëvizë përpara.”

 

Marrëveshjen e përshëndeti edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili tha se nga 1 janari shteti do të jetë i pavarur.

 

Advertisement

“Nga 1 janari, ne do te jemi jashtë unionit. Ne kemi rimarrë kontrollin e ligjeve tona dhe fatin tone. Marrëveshja do të garantojë tregti pa tarifa në shumicën e mallrave dhe krijimin e një platforme për bashkëpunimin në të ardhmen.Do të jemi një shtet i pavarur bregdetar me kontroll të plotë të ujërave tona.”

 

Rregullat e konkurrencës së ndershme dhe të drejtat e peshkimit ishin pengesat kryesore për të arritur një konsensus tregtar gjatë nëntë muajve bisedimesh të trazuara.

 

Advertisement

Marrëveshja e arritur shmang vendosjen e tarifave, kuotave dhe pengesave të tjera tregtare që do t’u kushtonin të dy palëve miliarda euro në tregti.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy