Britania i vjen në ndihmë Polonisë, i dërgon ushtarë në kufirin me Bjellorusinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania i vjen në ndihmë Polonisë, i dërgon ushtarë në kufirin me Bjellorusinë

Britania ka dërguar 100 trupa ushtarakë në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë për të ndihmuar në frenimin e valës së migrimit.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace deklaroi se Britania kishte dërguar tashmë një ekip në Poloni dhe do të dërgonte një batalion prej 150 inxhinierësh për të forcuar kufirin me Bjellorusinë.

Duke folur nga Polonia për BBC-në, Wallace shtoi: “Ne do të ndihmojmë polakët dhe ndoshta vendet e tjera baltike që të sigurojnë kufijtë e tyre. Ata do të jenë ushtarë me aftësinë për të ndërtuar rrugë dhe pika kontrolli, si dhe observatorë. Kjo nuk është një betejë, por mbështetje për polakët,” tha ai.

Britania është e shqetësuar për fluksin në rritje të emigrantëve nga brigjet franceze në brigjet e saj, përmes Kanalit Anglez, dhe ka frikë se çdo fluks njerëzish që regjimi bjellorus po përpiqet të shtyjë në Bashkimin Europian pjesërisht do të mbërrijë  në territorin britanik.

Advertisement

Britania dhe Polonia kanë një histori të gjatë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, me Londrën që është një mbështetëse e fortë e përpjekjes së Polonisë për t’u anëtarësuar në NATO, dhe Britania hyri në Luftën e Dytë Botërore në vitin 1939 kur Gjermania naziste pushtoi Poloninë.

Qindra polakë ishin aleate të Britanisë  midis 1939 dhe 1945, duke përfshirë pilotët kryesorë që kishin  avionë luftarakë RAF.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy