Britania regjistroi sot shifrën më të lartë të viktimave nga COVID që prej qershorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania regjistroi sot shifrën më të lartë të viktimave nga COVID që prej qershorit

Britania e Madhe regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 143 vdekje nga Covid-19, shifra më e lartë që prej qershorit.

Po ashtu, këtë të martë u raportuan edhe 17.234 të infektuar të rinj.

Një ditë më parë kishte 50 vdekje dhe 13.972 raste të reja, por përditësimet në fundjavë përgjithësisht janë më të ulëta se mesatarja për shkak të vonesës në përpunimin e të dhënave.

Që nga fillimi i pandemisë covid-19, në Britania shënon në total 634.920 raste të konfirmuara pozitive dhe 43.018 viktima.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy