Burgosja e Navalnyt/ Borrell: Marrëdhëniet me Rusinë, në një moment të vështirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burgosja e Navalnyt/ Borrell: Marrëdhëniet me Rusinë, në një moment të vështirë

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka nisur vizitën e tij në Moskë, duke thënë se ndalimi i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe shtypja e protestave kundër qeverisë, kanë çuar marrëdhëniet me Rusinë “në një pikë të ulët”.

Borrell ka thënë në një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se “marrëdhënia jonë është në moment të vështirë”, duke dhënë shenja se çfarë mund të pritet gjatë ditës së takimit në mes të Moskës dhe bllokut evropian.

Shtetet evropiane kanë dënuar ashpër burgosjen e Navalnyt dhe përgjigjjen e Rusisë ndaj protestave kundër Kremlinit.

Disa prej vendeve të bllokut Evropian, bashkë me Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar lirimin e 44-vjeçarit, i cili i ka mbijetuar një helmimi me agjent nervor në gusht të vitit të kaluar.

Advertisement

Navalny akuzon presidentin rus, Vladimir Putin për urdhërim të këtij sulmi.

“Ia kam shprehur ministrit Lavrov shqetësimin tonë të thellë dhe kam përsëritur thirrjet tona për lirimin e tij dhe për nisje të hetimeve për helmim”, u ka thënë Borrell gazetarëve pas raundit të parë të bisedimeve.

Lavov, në anën tjetër, u ka thënë gazetarëve para takimit me Borrellin se duhet rishikuar marrëdhëniet Rusi-BE.

Ai po ashtu ka theksuar që Moska ka vërejtur sesi Brukseli është duke u sjellur sikurse Shtetet e Bashkuara, përmes vendosjes së sanksioneve.

Advertisement

“Për Rusinë, BE-ja nuk është partner i besueshëm”, ka thënë Lavrov pasi të dyja palët kanë pushuar pas takimit.

Ndërkohë që zyrtarët rusë kanë akuzuar Perëndimin për ndërhyrje, Borrell ka thënë para nisjes në Moskë se vizita e tij “ nuk është ndërhyrje në çështjet e brendshme”, mirëpo është bazuar në “parimin universal dhe përkushtimin ndërkombëtar”.

Navalny është dënur më 2 shkurt me gati tri vjet burgim për shkelje të obligimeve të një dënimi paraprak me kusht, teksa ka qenë duke u shëruar në Gjermani nga helmimi./ Rel

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy