Burrë e grua shisnin drogë, çifti shqiptar dënohet me burgim në Britani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burrë e grua shisnin drogë, çifti shqiptar dënohet me burgim në Britani

Një çift bashkëshortësh nga Shqipëria janë dënuar me burgim nga gjykata e Londrës, pasi akuzohen për trafikim, shitje  të lëndëve narkotike, falsfikim dokumentesh, vjedhje dhe drejtim të automjetit pa leje drejtimi.

Bëhet fjalë për Bruno dhe Delina Banajn, të arrestuar më 2 janar të këtij viti. Bruno Banaj, 31 vjeç u deklarua fajtor për posedim droge, vjedhje dhe drejtim automjeti pa patentë, sipas mediave të huaja.

Avokati i 31-vjeçarit ka thënë në Gjykatë se klienti i tij shkoi në Britani si emigrant pasi u përball me probleme borxhi në Shqipëri.

Pasi jetoi për një periudhë në Londër, ai nuk mundi të gjente një punë për të paguar borxhin, e për rrjedhojë u detyrua të merrej me drogë./vizionplus.tv./

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy